Home SPORT Mourinho, ky vrasës dhe armik i futbollit

Mourinho, ky vrasës dhe armik i futbollit

Jose Mourinho ka marrë kritika të ashpra, duke u quajtur madje si një armik i futbollit. Përzgjedhësi i Danimarikës, Morten Olsen, ka theksuar se portugezi është një rrezik për futbollin.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, edhe njëherë është bërë cak i kritikave pas lojërave defensive në këtë fund-stinor.

Përzgjedhësi i Danimarikës, Morten Olsen, ka kritikuar ashpër portugezin, duke e quajtur atë si armik të futbollit.

“Në botën time, Mourinho është një rrezik për futbollin. Nëse edhe të tjerë kopjojnë stilin e tij, atëherë kjo lojë do të vdes. Vetëm imagjinoni nëse të gjithë do të luanin futboll si Mourinho”, u shpreh Olsen.

“Unë do të luaja shumë më ndryshe me Chelsean, nëse do ta kisha rastin. Por, Mourinho është në gjendje të luajë vetëm në mbrojtje. Klubi ka shpenzuar aq shumë para për lojtarë shumë të mirë. Dreqin, përdori ata pra!”, shtoi tutje trajneri danez.

Ky i fundit gjithashtu dha mbështetjen e tij për belgun, Eden Hazard, duke i quajtur kritikat e këtij të fundit për Mourinhon si të drejta.

Previous articleBeqiri: Drejtësia në shërbim të Thaçit
Next articleKelmendi: Ligji për duhanin po respektohet