Bosi i Chelseat, Jose Mourinho, do të ballfaqohet me aktakuzë nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për sjellje të pahijshme në ndeshjen që ekipi i tij pësoi disfatë, ndaj Aston Villas.
Kjo aktakuzë e FA ndaj Mourinhos vjen pas protestave të mëdha të protugezit ndaj gjyqtarit të takimit Chris Foy.
Mourinho u përjashtua në këtë ndeshje, teksa bosi portugez e pa ekipin e tij duke pësuar terren në luftën për titull.
Ai pas ndeshjes po ashtu fajësoi referimin për rezultatin, teksa tani pritet të shihet se sa ndeshje suspendim do të dënohet tekniku portugez.