Home LAJME Mungesa e Thaçit shtyn finalizimin e marrëveshjes PDK-LDK

Mungesa e Thaçit shtyn finalizimin e marrëveshjes PDK-LDK

Edhe pse ishte e paraparë që sot të finalizohej marrëveshja për qeverisje mes liderëve të koalicionit PDK dhe LDK, kjo me gjasë do të shtyhet në mungesë të liderit të PDK-së Hashim Thaçi.

Burime të Radio Kosovës brenda koalicionit PDK –LDK thonë se kjo pritet pas kthimit të kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi nga Nju Jorku.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në mëngjes për në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB-së, ku do të flitet edhe për Kosovën.

Previous articleHaradinaj: Rugova është udhëheqës i papërsëritshëm
Next articleNisin të vërshohen fshatrat e Podujevës