Home LAJME Mustafa dhe Thaçi: Nuk do të dorëzohemi përballë dhunës

Mustafa dhe Thaçi: Nuk do të dorëzohemi përballë dhunës

Qeveria Dënon dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve dhe Policisë. Qeveria konsideron që eshtë shumë e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndarje etnike, tha Kryeministri Isa Mustafa.

“Qeveria Dënon dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve dhe Policisë.

Qeveria konsideron që është shumë e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndarje etnike, tha Kryeministri Isa Mustafa.

“Qeveria e Kosovës është përballur me ultimatume të paligjshme dhe është sulmuar me mjete të forta, gurë e koktej mlotovi. Hapësirat publike dhe pronat private janë sulmuar në Prishtinë. Protesta e sotme e jashtëzakonisht e motivuar politikisht i ka bërë dëm shtetit tonë. Qeveria i bën thirrje organizatorëve që të ndërkrehet kjo protestë e dhunshme”, tha Mustafa.

Qeveria e respekton të drejtën për protestë, por vlerëson që protesta nuk duhet të përdoret për pushtet, se pushtit fitohet vetëm përmes votës. Qeveria kërkon nga organet e sigurisë që të sigurojnë pronat në përputhej me kushtetutën, tha ai.

Hashim Thaçi tha se: “Mbështes plotësisht qëndrimin që e prezantoi kryeministri Mustafa. Protesta është mjet demokratik, por protesta e së shtunës dhe sotmja nuk kanë pasur objektiva qytetare, por objektiva politike.

Ato nuk kanë qenë të organizuara nga vullneti qytetar, por nga tri parti politike.

Protestat lejohen dhe janë lejuar, por dhuna është e palejueshme dhe nuk do të dorëzohemi para dhunës.

I falënderojmë qytetarët që nuk janë përgjigjur ftesave për protesta të dhunshme.

I falënderojmë qytetarët për mbrojtjen e jetës dhe pronave të qytetarëve.

Previous articlePresidentja Jahjaga u kërkon protestuesve që të shpërndahen
Next articleQKUK: Ndihmë mjekësore kërkuan 170 pacientë