Home LAJME Mustafa: Dialogu me Serbinë të garantojë qëndrueshmëri

Mustafa: Dialogu me Serbinë të garantojë qëndrueshmëri

Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kaloj edhe këtë sfidë, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë intervistë, Mustafa flet edhe në lidhje me takimin e tij të parë me kryeministrin serb, Vuçiq, problemin e vazhdueshëm me migrimet ilegale të qytetarëve të Kosovës dhe sfidat me Listën Serbe në procesin e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Mendoj që duhet të jetë një takim më tepër njoftues në këtë fazë në të cilën edhe do të hapet agjenda e çështjeve të cilat do të diskutohen në periudhën e ardhshme, sidomos gjatë këtij viti. Unë, qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet të jemi të njoftuar me temat që do t’i trajtojmë në Bruksel me Serbinë në nivel të dy kryeministrave. Qëllimi ynë është që dialogu të shkojë përpara, që dialogu të jetë konstruktiv dhe që nga dialogu të dalin rezultate të cilat pastaj do të mund të zbatohen. Ne dëshirojmë që edhe profili i dialogut si edhe përmbajtja dhe kornizat e dialogut të jenë të tilla që të garantojnë qëndrueshmëri që mos të vijmë në situatë që njëherë të dialogojmë dhe të merremi vesh në Bruksel dhe pastaj të ulemi së dyti dhe të dialogojmë se si të zbatohen marrëveshjet që arrihen në Bruksel, por që të arrijmë deri te marrëveshjet që mund të zbatohen pa probleme”, tha Mustafa.

Previous articleRamush Haradinaj: AAK kërkon me ngulm që çdo Ministri të mos ketë më shumë se një Zëvendesministër.
Next articleMbi 3 orë po presin bashkatdhetarët që të hyjnë në Kosovë