Mustafa: Do ta zbatoj vendimin e Kushtetueses për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se është i gatshëm ta zbatoj vendimin e gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe.

Mustafa ka thënë se Asociacioni nuk është vullneti i tij personal, por vullneti i 2/3 të deputetëve të Kuvendit.
“Themelimi I asociacionit nuk është vullnet I imi por është votuar në Kuvend me 2/3 e deputëteve. Ajo që është e sigurt se ne kemI siguruar se për çdo germë të Asociacionit do të kërkojmë interpretim në Kushtetuese. Por askush nuk mund të bëhet arbitër i Kushtetueses. Jam i gatshëm si kryeministër ta pranoj verdiktin e Kushtetueses dhe do ta pres me qetësi vendimin e Gjykates dhe do ta zbatoj”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Kryeministri Mustafa i është drejtuar gazetarëve për të komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.
Mustafa ka thënë se dëshiron të komunikoj me opozitën në lidhje me krizën e fundit në vend, duke thënë se në asnjë vend demokratik , nuk hidhet sprej ndaj kryeministrit.

„Unë sot ndjeva nevojën t’iu njoftoj me zhvillimet e fundit në vend. Po ashtu dëshiroj që përmes jush të komunikoj me opozitën që fatëkeqësisht nuk po i adresojnë problemet në kuvend. Javën e kaluar unë udhëtova për në Bruksel dhe lashë Kosovën në tymin e gazit lotësjellës dhe po ashtu gjeta Brukselin të kërcënuar nga terrorizmi që as ne nuk jemi imun.Nuk e gjejmë asnjë rast në demokracinë evropiane kur deputeti sulmon me sprej kryeministrin. Këto nuk janë medota demokratike por të dhunshme”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se është i gatshëm ta zbatoj vendimin e gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe.

Mustafa ka thënë se Asocicaioni nuk është vullneti i tij personal, por vullneti i 2/3 të deputetëve të Kuvendit.

“Themelimi I asociacionit nuk është vullnet I imi por është votuar në Kuvend me 2/3 e deputëteve. Ajo që është e sigurt se ne kemI siguruar se për çdo germë të Asociacionit do të kërkojmë interpretim në Kushtetuese. Por askush nuk mund të bëhet arbitër i Kushtetueses. Jam i gatshëm si kryeministër ta pranoj verdiktin e Kushtetueses dhe do ta pres me qetësi vendimin e Gjykates dhe do ta zbatoj”, ka thënë Mustafa.