Home Uncategorized Mustafa: Falënderon Danidën Daneze dhe e inkurajon për investime edhe më të...

Mustafa: Falënderon Danidën Daneze dhe e inkurajon për investime edhe më të mëdha në Gjilan

2Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor ka pritur sot në një takim falënderimi një delegacion të Danidës Daneze të kryesuar nga Lars Ranfest. Bashkëpunimi i mirë mes nesh ka bërë që sot Gjilani të ketë një shkollë moderne të agrobiznesit dhe shembull për komunat jo vetëm brenda Kosovës por edhe më gjerë.

Me këtë rast kryetari Mustafa fillimisht ka falënderuar delegacionin nga Danida, duke konstatuar së bashku se bashkëpunimi i mirë mes vete ka bërë që sot të kemi projektin modern të shkollës dhe mundësinë për investime të shumta në fusha të ndryshme në Gjilan. Mustafa gjithashtu ka falënderuar edhe të gjithë donatorët e tjerë që kanë investuar jashtëzakonisht shumë në Gjilan, duke thënë se Komuna përherë është pranë investitorëve të huaj të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të madh për zhvillimin në Gjilan.

Që nga ardhja në qeverisje, qëllim kishim ndryshimet. Ato sot shihen gjithandej në formën e investimeve të shumta në të gjitha lëmitë. Kërkesat e qytetarëve janë të vazhdueshme dhe të shumta, por mundësit e Komunës ishin këto të cilat janë bërë deri më sot. Asnjëherë nuk do të arrihet të përmbushen të gjitha kërkesat, sepse zhvillimi asnjëherë nuk ndalet. Kosova dhe komunat në përgjithësi sot e kanë problemin më të madh, papunësinë. Zbutja e saj ndikon në zhvillimin më të lehtë dhe më të shpejt.

Mustafa ka thënë se investimi i Danidës në shkollën moderne të Agrobiznesit me të gjitha standardet dhe investimet tjera si në pemishte, sera, minifermën, etj, janë një hap praktik që po ndryshon për një përqindje të madhe përgatitjet e nxënësve tanë. Ata sot e kanë më të lehtë të gjejnë punë.

Gjilani do të jetë gjatë kohë mirënjohës ndaj jush, sikurse që ka nevojë edhe për shumë investime të tjera. Ai ka thënë se bashkëpunimi edhe me kryetarin tjetër sigurisht që do të vazhdoj, sepse kjo së pari është interes për qytetarët. Prioritet i yni ishte gjenerimi i vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik dhe ajo që Danida ka bërë është pikërisht në funksion të saj.

Ndërsa Lars Ranfest – Danida, ka thënë se Komuna e Gjilani është partneri më serioz dhe shumë i lehtë për të punuar në projekte të ndryshme. Ju jeni treguar shumë të sinqertë kur ne kemi ardhur për të investuar. Shumë shpejt e keni ndarë tokën për këtë shkollë që është me të gjitha standardet. Puna ka ecur shumë mirë dhe sot atje shohim nja ambient krejt ndryshe, nga një vend me drunj është shndërruar në një vend që ka shkollën shumë të madhe, ka pemishtet, ka serrat, ka minifermën dhe investime të tjera të çmueshme. Ai ka thënë se edhe në të ardhmen bashkëpunimi dhe mbështetja do të vazhdoj nga ana e shtetit të Danimarkës.

Me fjalën e tyre falënderuese për investimet por edhe për bashkëpunimin janë paraqitur edhe drejtori i Arsimit Bujar Nevzati dhe drejtori i shkollës së Agro-biznesit Nehat Salihu

Ndryshe kryetari i Komunës z.Mustafa i ka ndarë një plaket në shenjë falënderimi Danidës Daneze dhe shtetit të Danimarkës të cilën ia ka dorëzuar z. Lars Ranfest. /RadioRINIA/

Previous articleINDEP: mbajti një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbulueshmërinë nga mediat e shkruara në Kosovë
Next articleAgani: po merr pjesë në Seminarin Global të Salzburgut