Mustafa: Investimet kapitale për herë të parë mbi 700 milionë euro

Kryeministri Isa Mustafa, tha se gjatë hartimit të buxhetit kanë trajtuar të gjitha kërkesat. “Kemi arritur që të ofrojmë një buxhet i cili siguron zhvillim dhe që reflekton programin qeveritar, për zhvillim, rritje ekonomike, mirëqenie sociale dhe për të ruajtur stabilitetin financiar”, theksoi Mustafa. Sipas tij, rritja ekonomike do të jetë më e madhe se 4.1 për qind sa ka qenë. Ai theksoi se ka ra norma e papunësisë. Mustafa tha se duhet punuar më shumë për tërheqjen e investimeve të huaj dhe investimeve private. “Buxheti është refleksion i reformave dhe të përmirësimit të ambientit për të bërë biznese. Përmes këtij buxheti qeveria synon ta rrisë investimin në fushën kapitale mbi 700 milionë euro. Këto investime do të ndikojnë në rritjen e ekonomike”, theksoi Mustafa.