Gjilan – Kandidati i PDK-së për kryetar komune Qemajl Mustafa ka votuar sot në ora 10:00 në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Me këtë rast ai ka thënë është një proces normal i rregullte për shtetësinë e Kosovës dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse votohet atje ku jetojnë njerëzit, ku dalin kërkesat, ku burojnë problemet dhe zgjidhen problemet.
Mustafa i ka vlerësuar qytetarët për fushatë elektorale tejet qytetëruese përgjatë 30 ditëve dhe shpresoj se edhe dita e sotme do të kalojë në këtë frymë.
Ajo që nuk e kam prit përgjatë kësaj fushate ka qenë gjuha denigruese e kundër kandidatëve të mi, përndryshe procesi ka kaluar mirë. Mustafa tha se edhe sot pret që procesi i votimit të kalojë mbarë dhe qytetarët të dalin të votojnë lirshëm.
Mustafa ka thënë se zgjedhësit sot e kanë mundësinë më të mirë për të zgjedh kandidatin dhe formacionin më të mirë. /RadioRINIA/