Home LAJME Mustafa: Kemi përmbush kriteret për liberalizimin e vizave

Mustafa: Kemi përmbush kriteret për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, andaj u shpreh se shpreson që javën e ardhshme kur do të vinë ekspertet nga vendet e BE-së për ta bërë vlerësimin e radhës për përmbushje të kritereve, nuk do të kenë më arsye ta zgjasin afatin për dhënien e rekomandimit për Kosovën.

Ai ndër të tjera e përmendi zgjidhjen e problemit të Avokatit të Popullit, javën e ardhshme tha se do të bëhet programi për Organin Shqyrtues të Prokurimit, si dhe janë bërë përgatitjet për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Previous articlePresidentja Jahjaga dekoron AKI-në me Medaljen Presidenciale të Meritave
Next articleJahjaga priti në takim zonjën Eve-Kulli Kala