Mustafa: “Lugina e Diellit” për serbët në Veri, nuk do të ndërtohet

Kryeministri Isa Mustafa, po thotë se serbët e kthyer në Kosovë, nuk kanë leje që të ndërtojnë lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës.

Këtë koment ai e ka bërë në Istog, ku i shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, inauguroi projektin, “Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog”.

“Ata nuk kanë të drejtë për ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Diellit’. Është e palejueshme dhe nuk ka asnjë vlerë përderisa institucionet nuk kanë dhënë leje”, ka thënë Mustafa.