Home Uncategorized Mustafa: me koncept më të avancuar për Gjilanin evropian”

Mustafa: me koncept më të avancuar për Gjilanin evropian”

2Gjilan – Qemajl Mustafa ka votuar në ora 11.00 në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Mustafa për media tha se është i kënaqur me procesin zgjedhor.

Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit ka votuar në shkollën fillore “Thimi Mitko” ne Gjilan.

Musafa tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe se tani qytetarët e kanë më lehtë të vendosin për kandidatin më të mirë. ”Sipas Mustafës qytetarët e Gjilanit e kanë më lehtë të vendosin për kandidatin më të mirë.

Qytetarët tani e kanë më lehtë të dinë se cili është kandidati më i mirë, më i zhvilluar, më i përgatitur. Qytetarët e kanë më lehtë të kuptojnë se cili është koncepti më i mirë i kandidatit për Gjilanin, cili është koncepti më i avancuar edhe për Gjilanin evropian”.

Mustafa tha se qytetarët gjilanas do të votojnë për vetën e tyre dhe për familjet e tyre.”Unë jam optimist sepse kemi punuar me koncentrim dhe të gjithë jemi bërë bashkë. Ambiciet tona janë se do të fitojë më i miri e ai është kandidati i PDK-së”. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri:Haziri: Gjilani do ta rikonfirmoj ndryshimin e madh të Gjilanit
Next articleHaziri: kjo fitore nuk është vetëm e LDK-së por e të gjithë qytetarëve të Gjilanit