Home LAJME Mustafa: Nëse nuk jam kryeministër, prishet koalicioni

Mustafa: Nëse nuk jam kryeministër, prishet koalicioni

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se shumë shpejt pritët finalizimi i marrëveshjes me PDK-në për ndarjen e përgjegjësive për të bashkëqeverisur në mandatin e ardhshëm.

Ai, tha se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë koalicion me askënd nëse posti i kryeministrit nuk i takon LDK-së, ashtu siç ka vendosur edhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, transmeton kp.

Ai, tha se sot ose nesër pritet përfundimi i harmonizimeve të programeve qeverisëse.

Mustafa, nuk ka specifikuar se si do të jetë ndarja e përgjegjësive e barabartë apo njëra do të mund të marrë më shumë ministri nëse nuk e merr postin e kryeministrit.

Previous articleBerisha nuk e harron Ibrahim Rugovën, ia uron ditëlindjen
Next articleThaçi është krenar me AKI-në