Home LAJME Mustafa nuk i beson sondazhit: Jemi të parët

Mustafa nuk i beson sondazhit: Jemi të parët

Pas sondazhit, të cilin e publikoi gazeta Tribuna, ku LDK-ja renditet si e dyta, ka reaguar kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, duke hedhur poshtë sondazhet e fundit të bëra rreth subjekteve dhe liderëve të tyre për zgjedhje nacionale.

Mustafa ka deklaruar se këto janë sondazhe të porositura dhe në asnjë mënyrë nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Sipas Mustafës, në bazë të takimeve që po ka çdo ditë me qytetaret, elektorati i kësaj partie po shtohet çdo dite e më shumë.

Ndryshe në sondazhin e publikuar sot nga Tribuna, PDK prin me 28.3 për qind, pasohet nga LDK me 24.1, VV 13.7, AAK 12.8 dhe AKR 5.1. Dy subjekte tjera, Nisma dhe PD nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

Vërehet përqindje e madhe e të papërcaktuarve dhe e qytetarëve që ende janë në kërkim të ofertës më të mirë qeverisëse.

Previous articleKurti: Tribunali me bekimin e Thaçit
Next articleKlinaku: Partitë po bëjnë “trafikim me qenie njerëzore”