Home LAJME Mustafa: Së shpejti pritet finalizimi i procesit për ndërtimin e Kosovës së...

Mustafa: Së shpejti pritet finalizimi i procesit për ndërtimin e Kosovës së Re

Kryeministri Isa Mustafa gjatë një konference për media ka raportuar lidhur me të arriturat e qeverisë në fushën e zhvillimit ekonomik.

Mustafa ka theksuar se janë të interesuar që të punojnë në fushën e energjisë, raporton Indeksonline.

“ Jemi duke punuar në strategjinë e energjisë deri më 2024 që të arrijmë furnizimin me energji elektrike për 24 orë dhe kjo energji të jetë në harmoni me direktivat e BE-së. Pritet shpejt të finalizohet procesi për ndërtimin e Kosovës së Re dhe jemi të interesuar në rivitalizimin e Kosovës B duke iu përmbajtur rregullave të BE-së. Sa I përket Kosoves A do ti qasemi me qëllim që të mos e cenojmë Kosovën me energji elektrike po ashtu duke iu përmbajtur parametrave që të mos ndotet ambienti”, ka thënë Mustafa.

Ai më pas ka theksuar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ofertë financiare për të investuar në Kosovën e Re, përveq që kanë zhvilluar disa negociata.

Mustafa më pas ka shtuar se dje kanë themeluar një komision vlerësues për ta bërë stategjinë për Trepçën.

“Ne dje kemi themeluar një komision vlerësues për ta bërë strategjinë për Trepçën dhe rivlerësimin e Trepçës. Sa I përket kornizës ligjore ne i kemi rregulluar përmes ministrisë së zhvillimit ekonomik. Tek Trepça po punohet ne dy projekte ne horizontin e 9 dhe 10 për te filluar punishte”, tha Mustafa.

Mustafa më pas theksoi se në fund të këtij muaji do ta nënshkruajnë marrëveshjen për kodin telefonik.

Previous articleMustafa e Thaçi: Malit të Zi nuk i jepet as një metër katror
Next articleMustafa: Thaçi do të bëhet President, zgjedhjet më 2018