Home LAJME Mustafa: S’janë dy Kryeministra, Thaçi President më 2016

Mustafa: S’janë dy Kryeministra, Thaçi President më 2016

Unë besoj se do ta kemi shumicën dërrmuese të votave të LDK’së që do t’i përmbahet marrëveshjes sonë që kemi bërë me PDK’në dhe do ta votojmë, sepse marrëveshja është marrëveshje. Nuk e kisha cilësuar këtë si 8-she, sepse edhe ta brenda kanë pasur arsye heterogjene. Nuk kanë qenë arsyet e njëjta të kundërshtimit”, ka thënë kryeministri Mustafa, i pyetur nëse 8 deputetët e LDK’së do të bëjnë probleme për kuorumin në procesin e zgjedhjes së presidentit pas një viti.

“PDK’ja më ka votuar mua. Prandaj duhet të jetë një përgjegjësi dhe madje përgjegjësi e kemi që të sillemi njëjtë sa u përket detyrimeve që kemi marrë kur të propozohet z. Thaçi për president”.

Qeverisë i është ndërruar shefi, por zyra e kryeministrit është ajo e njëjta. Është ai inventar i njëjtë i lënë në pozita të njëjta sikurse ishin vendosur në mandatin e shkuar, e madje është edhe e njëjta pikturë e varur në murin ballor të zyrës shefit të ekzekutivit.

Pavarësisht ndërrimit, ka shumë njerëz në publik që thonë se kryeministri faktik nuk do të jetë Isa Mustafa, i zgjedhur këtë muaj në këtë funksion. Thonë se i vërteti do të jetë ish-kryeministri Hashim Thaçi, lideri i partisë më të madhe në vend që në këtë mandat është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Mustafa zotohet se do ta dëshmojë të kundërtën. Thotë të mos i bëjë shumë përshtypje debati për “kryeministrin e vërtetë” dhe deklaron se nuk ka dualitet në qeverinë e tij. Ai tregon arsyet e bashkimit me Thaçin, rivalit më të madh politik, dhe fajëson Kushtetuesen e Presidenten për krijimin e një rrethane që ia pamundësoi Bllokut ta bënte Qeverinë.

Në pjesën e parë të intervistës, Mustafa flet për ofertën që kishte prej kohësh nga PDK-ja për t’u bërë kryeministër, për procesin e arritjes së marrëveshjes së koalicionit dhe përzgjedhjen e ministrave, si dhe për deputetët e LDK-së që nuk e votuan. Ai i quan ëndrra deklarimet e Fatmir Sejdiut se LDK-ja e PDK-ja, që në muajin shkurt kishin lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur.

Mustafa e shpall të dështuar reformën Kushtetuese dhe thotë se presidenti do të zgjidhet nga Kuvendi. Nuk garanton, por vetëm beson se “deputetët e rebeluar” të LDK-së së paku do ta bëjnë kuorumin kur Thaçi të propozohet për president.

Mustafa: S’janë dy Kryeministra, Thaçi President më 2016

Previous articleMustafa-Vuçiq, më 9 shkurt në Bruksel
Next articleMajlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave