Home LAJME Mustafa thërret ministrat të jenë në seancë nesër

Mustafa thërret ministrat të jenë në seancë nesër

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar të gjithë ministrat që nesër të jenë në seancën e Kuvendit kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Mustafa tha se secili ministër duhet të jetë i pranishëm në mënyrë që t’iu përgjigjet secilës kërkesë të deputetëve për arsyetimin e asaj çfarë është në buxhet.

Kreu i ekzekutivit Isa Mustafa tha se është mirë që Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka propozuar amendamente të cilat e ndryshojnë strukturën e buxhetit dhe pastaj e nxjerrin nevojën që të rikonsiderohet edhe një herë.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq ka ngritur shqetësimin për sulmet që janë bërë ndaj serbëve nga janari i këtij viti e deri me tani.

Por, kryeministri Isa Mustafa duke iu përgjigjur këtij shqetësimi, tha se do të kërkojnë si qeveri që organet përgjegjëse ta bëjnë punën e vet dhe të zbardhet secili rast, pa marr parasysh ndaj kujt është bërë sulmi.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe disa propozim vendime dhe rregullore.

Previous articleNuland: Largoni politikanët e papastër
Next articleJahjaga, sekretarit britanik: Duhet t’i shmangemi krijimit të Speciales nga OKB-ja