Mustafa,Thaçi e Haradinaj kan bërë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit

Kryeministri Isa Mustafa, ka bërë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit, me rastin e 18 vjetorit të rënies së tij. Mustafa e ka vlerësuar Pajazitin si frymëzues për ushtarët tjerë.

Tek shtatorja Heroit të Kosovës, ka qenë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se në këtë përvjetor kujtojnë veprën e komandantit Zahir Pajaziti, ku sot Kosova është e pavarur dhe çdo herë e më e konsoliduar.

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në këtë përvjetor ende nuk është bërë ajo për çka luftuan komandantët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përderisa Mustafa ka bërë homazhe i pari dhe Haradinaj ka pritur të bëjë pas tij, ata nuk kanë folur mes vete. Edhe Thaçi tek Pajaziti ka shkuar ndaras nga Mustafa.