Home LAJME Muxhahedinët e Kosovës në Siri e Irak po përgatiten për sulme kamikaze

Muxhahedinët e Kosovës në Siri e Irak po përgatiten për sulme kamikaze

Autoritetet kompetente kanë sqaruar disa hollësi rreth aktiviteteve të shqiptarëve nga Kosova e veçanërisht nga Kaçaniku që po luftojnë në Siri dhe Irak.
Autoritetet këto ditë janë vënë në alarm ngase dyshohet se disa muxhahedinë nga Kosova që po luftojnë në Siri dhe Irak po përgatitën për sulme të tjera kamikaze me eksploziv.

Autoritetet të cilat kanë siguruar informacione konfidenciale i kanë thënë “Botës sot” se dyshohet se kohë më parë emiri (komandanti) i shqiptarëve në Siri, Lavdërim Muhaxheri së bashku me kaçanikasin Y.B e kanë takuar të ashtuquajturin “Kasapin e Deueles” për Irak “Ebu Vahid” (komandant në Irak).

Ndërsa po ashtu komandant Lavdërim Muhaxheri po dyshohet se kërkuar nga komandanti Ebu Beker El Bagdadi që t’u lejohen sulmet vetëflijuese (kamikaze) me eksploziv, ose organizimi i sulmeve të tilla. Autoritetet kompetente janë vënë në alarm. Kështu i kanë thënë “Botës sot” autoritetet kompetente.

Previous articleParlamenti i Serbisë me dy deputetë shqiptar
Next articleYllka Kuqi nuk do të prezantohet në “Kënga ime”