Home LAJME MZHE ndihmon Gjilanin për ujë

MZHE ndihmon Gjilanin për ujë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, kanë pritur sot në një takim miqësor ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

Në takim është biseduar për disa çështje që kanë të bëjnë kryesisht me rolin e Komunës, koordinimin me Ministrinë, në veçanti me ndërmarrjet regjionale sepse Gjilani po e kalon fazën e rëndë të thatësisë.
“Jam i nderuar që sot në Gjilan është për takim dhe vizitë punë Ministri I Zhvillimit Ekonomik, z. Fadil Ismajli. Sot i kemi biseduar disa çështje që kanë të bëjnë kryesisht me rolin e Komunës, koordinimin me Ministrinë, në veçanti me ndërmarrjet regjionale sepse Gjilani po e kalon fazën e rëndë të thatësisë. Definitivisht, jemi Komuna dhe regjioni më i rrezikuar sa i përket emergjencave në thatësi. Kemi ndërmarrë veprime konkrete dhe natyrisht roli i Ministrit dhe angazhimi i tij është jashtëzakonisht kritik për ta përballuar këtë gjendje. Kemi biseduar edhe çështje të tjera që lidhen me ndërmarrjet, me nevojën që Gjilani të mbështetet në zhvillim ekonomik, në veçanti rreth zonës ekonomike për të ardhmen meqë ne jemi në një territor gjeografik që është jashtëzakonisht i favorshëm. Ne në Gjilan mbështetjen e nministrave e trajtojmë edhe si miqësore, e mirëpresim e apllaudojmë dhe jemi të sigurt që një mbështetje e tillë do ta ndihmojë Gjilanin”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, premtoi ndihmën e Ministrisë për përballimin e situatës të rëndë që Gjilani po ballafaqohet me mungesën e ujit të pijes shkaku i mungesës së reshjeve.
“Si Ministri e Zhvillimit Ekonomik, pa dallim, do t’i dalim në ndihmë secilës Komunë dhe do të bashkërendisim aktivitetet aty ku e kemi obligim edhe më tepër sepse në fund të fundit, të gjithë ne duhet të përqendrohemi te nevojat dhe problemet e qytetarit. Unë e uroj kryetarin për postin dhe i dëshiroj sukses në punën e tij. Jam i bindur që Gjilani do të ketë rezultatet e pritura dhe të premtuara. Do të doja që herën tjetër të mos vije për shkak menaxhimit të krizës së ujit. Unë jam i bindur që do ta tejkalojmë krizën e ujit. Sot kam takuar edhe Bordin e ndërmarrjes regjionale të ujësjellësit në Gjilan, prej të cilëve kam kërkuar që javën e ardhshme në bashkëpunim me ekspertët që i kanë të dalin me propozimet të cilat janë në afat të shkurtër për sanimin e gjendjes. Kemi edhe propozime afatgjate. Jemi në bisedime me Bankën Botërore për vazhdimin e projektit të madh të Lepencit, e cila tangon Gjilan, por tangon edhe Ferizajn dhe me gjerë, jo vetëm për ujë të pijes por edhe për ujitje”, ka thënë ministri Fadil Ismajli.

Ministri Ismajli pohoi se do ta ndihmojë Gjilanin edhe sa i përket zonave të lira ekonomik, duke miratuar propozimin e drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi.

Previous articleEmërohen tre anëtarë të KPM-së
Next article1 në 100 shqiptarë fiton azil politik në Gjermani