Home Kuriozitete NASA: Së shpejti do të ndodhë shkatërrimi i botës

NASA: Së shpejti do të ndodhë shkatërrimi i botës

Sikurse Perandoria Romake dhe civilizimi Maja, shumë kohë para neve, edhe bota moderne dhe e civilizuar çfarë e njohim sot, do të mund të asgjësohej, thotë një studim i bërë nga Qendra për fluturime në gjithësi Godard e Agjencisë Amerikane të Gjithësisë (NASA).

Edhe më herët kanë ekzistuar lloj-lloj parashikimesh lidhur me shkatërrimin e kësaj bote, por kësaj radhe një “thyerje të pakthyeshme” të civilizimit industrial e paralajmërojnë shkencëtarët seriozë, të cilët hulumtimin e bazojnë në modelin “HANDY” (Human and Natural Dynamical).

Projekti, të cilin e ka udhëhequr matematicienti Safa Motesari, ka identifikuar elemente të cilat kanë çuar deri zhdukja e civilizimeve të hershme, a ato janë: banorët, klima, uji, bujqësia dhe energjia.

Kur me kombinimin e këtyre faktorëve gjenerohen funksionet kruciale shoqërore, atëherë pashmangshëm vjen deri te thyerja, thonë ekspertët.

“Mungesa e resurseve e shkaktuar me presionin mbi ekologjinë dhe stratifikimi ekonomik në të pasurit dhe të varfrit gjithmonë kanë pasur rol kryesor në procesin e asgjësimit. Të paktën kështu ishte në pesëmijë vjetët e fundit”, thuhet në studim, rezultatet e të cilit i transmeton gazeta britanike “Guardian”.

“Procesi i ngritjes dhe shkatërrimit është një cikël që përsëritet gjatë historisë”, thuhet në tekstin i cili do të publikohet në revistën “Ecological Economics”.

Përndryshe, eksploatimi i pamëshirshëm i resurseve të paripërtritshme, shpërndarja jo proporcionale e pasurisë dhe shpenzimi i pakontrolluar i resurseve do të mund të sjellin deri te kolapsi shoqërisë industriale në një periudhë prej vetëm disa deceniesh, paralajmërojnë shkencëtarët e NASA-s, transmeton Telegrafi.

Për shmangien e katastrofës, ekspertët rekomandojnë zvogëlim të pabarazisë ekonomike, në mënyrë që të sigurohet shpërndarje më e drejtë e resurseve, kursim të resurseve me mbështetje në resurset e paripërtritshme dhe ngadalësimin e rritjes së numrit të popullsisë në botë.

Previous articleÇ’duhet të bëni që në pranverë të keni flokë të shëndetshme
Next article