Ish anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Naser Osmani, i cili përmendet ne mesin e personave që do të merren në pyetje në ndërlidhje me procesin privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN në Podujevë, ka treguar se pasi që ka marrë ftesën nga organet e rendit për të dhënë sqarime, “është duke u kthyer nga Tirana në Prishtinë”.
“Nuk e di për çka akuzohem, do ta mësoj për çka, por nga ajo çka dëgjova ka të bëjë më një votim që ka ndodh në AKP në një privatizim, i cili është kryer vite më parë, para se me qenë unë aty”, ka thënë Osmani, raporton REL.
Ky vendim, ka sqaruar Osmani, është marrë nga Bordi i AKP-së, në kohën kur anëtarë të bordit ishin tre pjesëtarë vendorë dhe tre ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe të ndjeriin, Dino Asanaj, i cili ishte drejtor i Bordit të AKP-së.