Home LAJME Ndarja territoriale, Fino propozon edhe referendumin

Ndarja territoriale, Fino propozon edhe referendumin

Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrativo -Territoriale zhvilloi dje seanca dëgjimore me shoqërinë civile duke u njohur me projekte konkrete për ndarjen e re të territorit.

Propozimi i Shtetiweb, prezantuar nga Ylli Bufi, sipas të cilit vendi duhet të ndahet në 5 rajone dhe në 88 bashki, duke ruajtur kështu dy nivelet, ngjalli diskutime në komision.

Për kreun e komisionit Bashkim Fino nuk duhet të cenohen kufijtë e komunave, por të bëhet bashkimi i tyre me një qendër më të madhe çka nënkupton variantin e diskutuar më herët për ndarje mbi bazë rrethi pra gjithsej në 36-40 njësi të reja vendore, transmeton shekulli.

Ndërsa theksoi se nuk është e mundur ndërhyrja në nivelin e dytë të qeverisjes, pra në nivel qarku pa opozitën, socialisti Fino la të hapur dhe opsionin e një referendumi popullor.

Previous articleZgjedhjet më 8 qershor, opsion i pamundur tha Daka
Next articleMasakër në një fshat në veri-lindje të Indisë