Ndërrim komande në Bondstill

Pothuajse nëntë muajë pasi mori komandën e Grupit Luftarak Shumëkombësh – Lindje, Brigada e 525-të për Vëzhgimin e Fushëbetejës i’a dorëzoi atë një njësiti tjetër të ngjashëm të ushtrisë së rregullt amerikane, gjatë një ceremonie të organizuar me rasitin e dorëzimit të komandës ne Kampin Bondsteel, më 13 shkurt.

Brigada e 504-të për Vëzhgimin e Fushëbetejës, që është e stacionuar ne bazën ushtarake Fort Hood, të shtetit amerikan Teksas, mori komandën nga Brigada e 525-të për Vëzhgimin e Fushbetejës, që është njësit i ngjashëm ushtarak i stacionuar në bazën Fort Bragg në shtetin e Karolinës së Veriut.

Koloneli i Ushtrisë Amerikane David J. Woods, i cili vjen nga qyteti Denbo i shtetit të Pensilvanisë dhe është komandant i Brigadës së 525-të për Vëzhgimin e Fushëbetejës, i’a dorëzoi komandën Kolonelit të Ushtrisë Amerikane Charles T. Hansley, i cili vjen nga vend i quajtur Wilkes-Barre në Pensilvani dhe është komandant i Brigadës së 525-të për Vëzhgimin e Fushëbetejës.

Woods tha se natyra e veçantë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR-it) ishte e vështirë dhe ndryshonte vazhdimisht, mu sikur shumica e operacioneve paqësore gjithandej Ballkanit.

“Për mua, pune në këtë mision ishte unike.  Operacionet në mbështetje të paqes gjithmonë ndryshonin dhe çdo ditë përballësha me sfida të ndyshme”, tha Woods.

Më pas ai falenderoj njësitet vartëse dhe partnerët shumëkombësh, të cilët i ndihmuan atij, “të gjejë zgjidhje për sfidat” dhe “reflektuan pozitivisht” përkushtimin e tyre për vendet e ushtarët e tyre dhe për popullin e Kosovës.

Koloneli Woods gjithashtu tha se ushtarët që përbëjnë rotacionin e 18-të të KFOR-it do të jenë një “ekip dinamik” dhe shprehu bindjen e tij se ata do të ruajnë “standartet e larta profesionale që vijnë së bashku me të qenit pjesëtarë të këtij ekipi të lidhur fort”.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori italian Salvatore Farina, përmendi një listë të gjatë të të arriturave të KFOR-it 17, përfshirë krijimin e njësitit të përbashkët në pjesën veriore të Kosovës, e cila i’u është përgjigjur 132 thirrjeve për ndihmë rreth mejeteve të pashpërthyera dhe ka kryer 23 misione per evakuime mjekësore me helikopter.

Ajo që është më e rëndësishme, theksoi Farina, është se ushtarët e rotacionit të 17-të të KFOR-it kontribuan në rritjen e ambientit të qetë dhe të sigurtë në tërë Kosovën.

“Prania dhe veprimi  juaj kanë kontribuar në masë të madhe për të pasur një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes këtu në Kosovë”, shtoi Farina. “…këto veprime kanë shtyerë përpara misonin e KFOR-it, nga i cili ka jashtëzakonisht shumë i gjithë populli i Kosovës”.

Duke lavdëruar komandantin e ardhshëm të Grupit Luftarak Shumëkombësh – Lindje, Kolonelin Hensley, Gjeneral Major Farina tha se detyrat e mëhershme ushtarake të Hensley-t do të shërbejnë si “parakushte më të mira për të pasur sukses në këtë mision të ndërlikuar”.

Gjatë deklaratës përmbyllëse, Farina lavdëroi ushtarët e KFOR-it dhe tha se asnjë komandant nuk do të mund t’i kryente detyrat e komandimit pa pasur ushtarë të përkushtuarë ndaj misionit në Kosovë.

“Më lejoni t’ju siguroj se kam qenë me [ushtarë] shumë herë në veri dhe në lindje dhe mund të ju them se ata janë ushtarë me vlerë të madhe dhe ata kanë bërë ndryshim të madh. Krenohem me punën që e kanë bërë. Krenohem shumë me ju, ushtarë të Grupit Luftarak Shumëkombësh – Lindje”, Farina tha para një audience të përbërë nga disa qindra ushtarë nga kombe të ndryshme, udhëheqës ushtarak dhe mysafirë të ndryshëm.

Nga Kapiteni i Ushtrisë Amerikane Kevin Sandell
Detashmenti i 11-të i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun. /RadioRINIA/