Home SPORT Ndeshja e radhës e Kosovës me Turqinë në maj?

Ndeshja e radhës e Kosovës me Turqinë në maj?

ksDy drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, kryetar dhe Eroll Salihiu, sekretar i përgjithshëm, nuk kanë pushuar fare pas ndeshjes miqësore Kosova-Haiti.

Ata menjëherë janë hedhur në aksion për ta gjetur kundërshtarin e radhës për miqësoren e muajit maj dhe kjo duket se ka qenë arsyeja kryesore, pse ata kanë udhëtuar sot për në Turqi. “Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretar i përgjithshëm Eroll Salihu udhëtuan për në Turqi, me ç’rast nesër (më 7 mars), do të takohen me kreun e Federatës së Turqisë, Yildirim Demiroren dhe me përzgjedhësin e Përfaqësueses turke Fatih Terim”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Previous articleGranit Xhaka nuk mendon si Lorik Cana
Next articleKroatët për inati të serbëve: Urime Kosovë!