Home LAJME Në Bruksel u bisedua për zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse

Në Bruksel u bisedua për zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse

foto (2)Nën udhëheqjen e Zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel u mbajt takimi i grupit punues për vlerësimi e gjendjes në zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse që ka dal si rezultat i dialogut të Brukselit. Tahiri pas takimit deklaroi se hapja e përfaqësive diplomatike mes shtetit të Kosovës she Serbisë vlerësohet si një kontribut për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal dhe se ka pasur përparime në zbatimin e aspekteve të ndryshme të marrëveshjes.

Mirëpo në të ardhmen edhe me angazhimin e BE-së si ndërmjetësuese duhet të avancojnë më shumë qëllimet dhe misioni i këtyre zyrave, të cilat duhet kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve. Ky takim në Bruksel kishte rëndësi, sepse u identifikuan disa sfida që duhet adresohen dhe për të cilën kishte gatishmëri trepalëshe – tha zëvendëskryeministrja Tahiri, raporton RTK.

Në delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Tahiri bënin pjesë edhe Mimoza Ahmetaj – ambasadore e Kosovës në Bruksel, Albert Prenkaj – drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Valdet Sadiku – shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Serbi, Dren Zeka dhe Visar Xani – këshilltarë politikë të zëvendëskryeministres Tahiri dhe Pëllumb Kallaba – shef i kabinetit të Ministrit Enver Hoxhaj

Previous articleFerizaj dhe Drenica, ndajnë pikët
Next articleRDK e BDI bashkë në zgjedhjet parlamentare?