Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë ndër ciftet më të dashur për publikun. Kjo për faktin se të dy bëjnë muzikë të mirë dhe e tregojnë shpesh dashurinë që kanë për njëri tjetrin.
Publikut i pëlqen romanca, sidomos atij publiku që i admiron edhe si artistë . Duket se dasma e tyre do të presë ca pas atij propozimi romantik që i bëri Albani nen uje Miriamit.
Për momentin fansat e tyre duhet të mjaftohen me foto të tyret së bashku nga jeta e përditshme ashtu si ka ndodhur edhe paraditen e sotme. Angazhimet në karrierë do të kenë më shumë prioritet. Të dy bashkë do ti shohim edhe në jurinë e “X Factor” ku Miriam është e ftuar si “guest judge” në disa puntata të përzgjedhjes së talenteve të këtij edicioni.