Home LAJME Në fund të majit votohet kryetari i ri i LDK’së

Në fund të majit votohet kryetari i ri i LDK’së

Kryeministri Isa Mustafa nuk e ka konfirmuar nëse do të kandidojë prapë për të udhëhequr me LDK’në. Kjo parti do të organizoj procesin e zgjedhjeve nga 10 marsi deri me 15 maj të këtij viti në nivel të degëve dhe nëndegëve. Ndërkaq në fund të majit do të mbahet kuvendi zgjedhor i kësaj partie ku do të zgjidhet kryetari, kryesia dhe këshilli i përgjithshëm i kësaj partie.

Mustafa ka deklaruar se deri me tash nuk është biseduar për kandidatura, transmeton Express.

“Deri më tani nuk është përmendur ndonjë kandidat. Kandidaturat do të vinë gjatë procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së këshillit drejtues të kësaj partie.

Musata po ashtu ka treguar se LDK ende nuk ka vendosur për emrat e zëvendësministrave të cilët i takojnë këtij subjekti.

“Sot nuk kemi biseduar për zëvendësministrat”, ka deklaruar Mustafa.

Isa Mustafa ka komentuar edhe deklaratat e ministrit Jabllanoviq ndaj qytetareve të Gjakovës. Ai ka thënë se i vjen mirë se Jabllanoviqi i ka tërheqë ato që ka deklaruar, dhe ka bërë thirrje që të kenë kujdes në deklarime të gjithë ata që mbajnë pozita.

“Nuk guxon të quhen të egër njerëzit të cilët shprehin mendimet e tyre. Gjera të tilla nuk duhet të ndodhin, veçmas nga ata që janë përgjegjës të pozitave publike dhe maksimalisht do të përmbahemi nga kjo”, ka thënë Mustafa, transmeton Express.

Kryeministri ka thënë se nuk e di ende kur do të procedohet gjykata speciale.

“Nuk e di, nuk kemi ndonjë informatë”, është përgjigjur kreu i qeverisë.

Previous articlePodujeva mbetet pa ujë
Next articleSteinmeier përgëzon Thaçin për arritjet e Kosovës