Home LAJME Nehat Hyseni:“Hashim Thaçi e ka futur LDK-në në grackë”

Nehat Hyseni:“Hashim Thaçi e ka futur LDK-në në grackë”

“Pra, sa duket, Hashim Thaçi e ka futur keq kësaj radhe LDK-në në grackë, duke e mbajtur pezull Isa Mustafën dhe duke e vënë para aktit të kryer: ose do e pranoj propozimin e tij, ose do të shkohet në zgjedhje të reja”.

Lëvizjet e fundit në raportet gjithnjë e më të tensionuara midis PDK-së dhe LDK-së rreth postit të kryeministrit të Kosovës, sa duket janë personalizuar midis dy liderëve të tyre, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Në fakt, posti i kryeministrit ishte mollë sherri edhe midis Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës, që çoi deri në prishjen e Bllokut LVAN dhe tek marrëveshja e 19 nëntorit për koalicionin midis LDK-së, e cila e braktisi ate për postin e pretenduar të kryeministrit dhe PDK-së së izoluar nga të gjithë, meqë asnjëra parti politike shqiptare nuk donte të bashkëqeverisë me të, thotë analisti politik Nehat Hyseni.

“Kështu, marrëveshja për koalicion midis LDK-së dhe PDK-së shihej si shpëtim i PDK-së dhe Hashim Thaçit, që shkaktoi shumë pakënaqësi tek shumica e shqiptarëve të Kosovës, si dhe tek anëtarësia dhe tek një pjesë e udhëheqësisë së sajë. Madje, ka zëra që thonë se është paraqitje një fraksion i të pakënaqurve brenda LDK-së, si psh. Vjosa Osmani dhe disa të tjerë, të cilët kategorikisht janë kundër këtij koalicioni, prandaj nuk pranuan kurrfarë posti në këtë bashkëqeverisje”, thotë Hyseni për gazetën “Bota sot”.

Previous articleVeton Surroi zëvendëson Blerim Shalën?
Next articleBushati në samit: Kosova të ketë vendin e saj në OSBE