Home LAJME Nën hetime, të gjithë dyqanet që mbajnë markat Nike, Adidas dhe Tom...

Nën hetime, të gjithë dyqanet që mbajnë markat Nike, Adidas dhe Tom Tailor

Për të zbuluar falsifikimet e mundshme të brendeve më të njohura botërore, Dogana e Kosovës do të nisë aksion për hetimin e çdo vendi që dyshohet për falsifikim. Kjo ndodh pas asaj që një ditë më parë, Dogana ka zbuluar një mini-fabrikë në Podujevë e cila prodhonte mallra të falsifikuara me emër të markave Adidas, Nike dhe Tom Tailor e që të njëjtat shiteshin në Prishtinë.

Por në hetime sipas Adriatik Stavilecit, zëdhënësit të Doganës, janë të gjitha dyqanet që mbajnë këto lloje të veshjeve, edhe përkundër asaj që ato mund të jenë origjinale.

E për ti ikur konfiskimit, përmes Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, u bënë thirrje të gjitha kompanive të cilat janë përfaqësuese të brendeve të ndryshme, origjinale, të lajmërohen në doganë, në mënyrë që sipas tij, të mbrohen më lehtë mallrat e tyre.

“Gjithsesi do të shihet, është proces i hetimeve se ku janë marrë, nga janë futur ato dhe tek kush janë shitur, pastaj në cilat lokale janë dërguar ato veshmbathje, kjo do të shihet. Por është me rëndësi të ceket se në aspektin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, i bëjmë ftesë të gjitha kompanitë të cilat impor tojnë mallra origjinale prej brendeve të njohura të vijnë në doganën e Kosovës dhe ti regjistrojmë markat e tyre ashtu që ne të kemi fuqi ligjore që ti mbrojmë ato”, ka thënë Stavileci.

Një ditë më parë, Dogana e Kosovës së bashku me Administratën Tatimore, kanë treguar se pas një aksioni dy ditorë, kanë bastisur 4 lokacione, 3 në regjionin e Prishtinës ndërsa një tjetër në regjionin e Podujevës, ku në këtë të fundit janë gjetur edhe mallra të falsifikuara të brendeve të njohura.

Previous articleGruaja e shëtit burrin si qenin
Next articleI hapet rruga miratimit përfundimtar të Ligjit për Zhuramt