Nënat që ushtrojnë gjatë shtatëzënisë, lindin fëmijë më të shëndetshëm

foto (9)Një studim i ri tregon se gratë të cilat bëjnë ushtrime gjatë kohës së shtatzënisë, lindin fëmijë më të shëndetshëm dhe reduktojnë rrezikun nga vdekja e tyre para së të lindin.

Hulumtuesit në qytetin e Kansas-it kanë bërë një studim dhe kanë gjetur që nënat të cilat rregullisht bëjnë ushtrime gjatë kohës së shtatzënisë, e forcojnë sistemin nervor të fëmijëve dhe mushkëritë e tyre.

Dhe sipas atyre, nëse nënat janë fizikisht aktive gjatë shtatzënisë e përmirësojnë frymëmarrjen e fëmijës.

Hulumtuesja Linda May tha që ushtrimet mund të jenë një “intervenim i hershëm”, për të ndihmuar në ndalimin e vdekjeve të papritura të fëmijëve në mitër.

Hulumtuesit i kanë bazuar gjetjet e tyre në një analizë të bërë në 26 gra shtatzëna në mes moshave 20 dhe 35 vjet.

Ato të cilat rregullisht bënin ushqime nuk kishin probleme shëndetësore, dhe lindnin fëmijë më të shëndetshëm.