Home LAJME Nëse nuk e votoni Tribunalin do të gaboni prapë, siç keni gabuar...

Nëse nuk e votoni Tribunalin do të gaboni prapë, siç keni gabuar gjithmonë

Deputeti i PDK’së berat Buzhala e ka nisur fjalimin e tij me një thënie të urtë popullore fjalimin e tij, të cilin e quan të fundit në këtë legjislacion.

“Në konferencën e Rambujesë është thënë të mos shkohet se po e shitni Kosovës, njëjtë kanë thënë edhe në Vienë. Ne sa herë kemi pranuar jemi certifikuar se po e duam Kosovën”

“Nëse ka në serbi kriminel të padënuar ky është problem i Serbisë. Unë kujdesem veç për Kosovën, është përgjegjësi e madhe të kujdesem edhe për Serbi”

Sipas Buzhalës deputetët kosovarë duhet tija largojnë vetes barrën se ku është Serbia.

Sipas Buzhalës, gjatë luftës kanë ndodhur krime, por nuk kanë ndodhur krime lufte.

“Nuk kemi arsye ti ikim dhe ti shmangem drejtësisë. Të gjthë do të raportonin se ne i ikëm drejtësisë. Unë i them po Tribunalit”, ka thënë ai.

Pyet se ku do të ishte Kosova sot po t’i thoshim jo Ahtisarit, e Vienës.

“Vazhdimisht e keni provuar që jeni gabim duke kundërshtuar gjithçka të mirë për Kosovën. Njeriu ndonjëherë ia qëllon e ndonjëherë jo…ju kurrë nuk ia keni qëlluar”

Thotë se Personat që do të akuzohen e që nuk akuzohen do të bashkëpunojnë me drejtësinë. “Nëse nuk e votoni keni për të gabuar prapë…”, ka pohuar deputeti Buzhala.

Previous articleGodet Albana Azizi
Next articleVataj: Nuk lëshojmë ujë i cili s’është i pijshëm