Nesër mblidhet Qeveria, a do të procedohet Demarkacioni?

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës tash e një kohë janë duke thënë se procedimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të ndodhë gjatë kësaj jave. Ndërkohë, nesër nga ora 9 Qeveria e Kosovës do të mbaj një mbledhje, por ende nuk dihet nëse në këtë mbledhje  do të vendoset që Demarkacioni të procedohet në Kuvend.