Home LAJME Nesër takohen liderët, vendosin për FAK-un dhe zgjedhjet

Nesër takohen liderët, vendosin për FAK-un dhe zgjedhjet

Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline, kryeministri Hashim Thaçi e ka konfirmuar takimin e nesërm mes liderëve politikë.
“Kam besim që të gjithë liderët do të tregojnë urtësi në vendimet e tyre. Pres që nesër të vendosim në mënyrë unike për votimin e ushtrisë së Kosovës. Themelimin e ushtrisë së Kosovës. Themelimin e ushtrisë askush nuk duhet ta bndërlidhë apo ta kushtëzojë në asnjë rrethanë e asnjë çmim”, ka thënë kryeministri në një konferencë për media.
Ndërkaq, burime të Indeksonline kanë bërë me dije, se takimi ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe liderëve të opozitës dhe pozitës do të mbahet në prani të faktorit ndërkombëtar, në ambientet e Ambasadës amerikane, ku do të diskutohet edhe për datën e zgjedhjeve.

Previous article8 gjëra që ndodhin në çdo një minutë
Next articleEnde i pazgjidhur konflikti Elvana – Niko