Home LAJME Nikoliq: Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën

Nikoliq: Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka biseduar sot në Beograd me shefin e UNMIK-ut, Farid Zafirin.

Me këtë rast, Nikoliq ka thënë se Serbia në periudhën e kaluar të bisedimeve me “administratën në Prishtinë ka arritur shumë nga ajo që dukej e pamundshme”.

“Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por është e gatshme që me Prishtinën të bisedojë për të gjitha çështjet që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë dhe Metohi, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, besimin dhe përkatësi tjetër. Deri me tash është arritur rezultat domethënës, por ky nuk është i mjaftueshëm, kështu që të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje shtesë që bisedimet mos të ndërpriten”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Zarif ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e njeh Serbinë si faktor i cili me dinamikën e tij merr pjesë aktivisht në përmirësimin e raporteve në rajon.

Previous articleLabi nuk ka kohë për dasma
Next articleStresi arrin në Prishtinë, shmanget konflikti