Home LAJME Nis referendumi i separatistëve pro-rusë në Lindje të Ukrainës

Nis referendumi i separatistëve pro-rusë në Lindje të Ukrainës

Liderët e separatistëve pro-rusë kanë ushtruar presion për një referendum mbi vetëqeverisje në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë së dielës, duke shtuar frikën për Kievin dhe Perëndimin për një luftë civile dhe copëtim të vendit.

Përplasjet u ndezën sërish në periferitë e Slovianskut, fortesa më e mbrojtur prej rebelëve, teksa votuesit e parë janë shfaqur në vendet e votimit, duke kaluar nëpër rrugët e kthyera në zig-zake prej barrikadave të pemëve të rrëzuara, gomave dhe mjeteve të vjetruara.

“Doja të dilja sa më shpejt të ishte e mundur. Të gjithë ne duam të jetojmë në vendin tonë”, tha Zhenya Denyesh, një student 20-vjeçar, i cili ka votuar në një ndërtesë universiteti 3-katëshe.

I pyetur se çfarë mendonte se do të vinte pas votimit, pra rezultat i tij, ai u përgjigj se “sërish do të kemi luftë”.

Lideri ukrainas Oleksander Turchynov u bëri të ditur rajoneve lindore pro-ruse, gjatë së shtunës, se nëse do të bënin hapa përpara për shkëputjen, atëherë kjo do të shënonte një hap drejt humnerës. Ai tha se një lëvizje e tillë do të shkatërronte ekonominë e rajonit, që prodhon afro 16 për qind të PBB-së së Ukrainës.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Moskën se ka orkestruar krizën, që e portretizuar qeverinë ukrainase si një peng të marrë nga nacionalistë dhe militantë anti-rusë, si dhe ka mbështetur luftëtarët rebelë me forca speciale, një akuzë që Moska e mohon kategorikisht.

Autoritetet e Kievit e konsiderojnë referendumin të paligjshëm.

Previous articlePolici ia pret organin gjenital brazilianit që përdhunoi 3-vjeçaren
Next articleRusia kërcënohet me sanksione të reja