Home LAJME Një 61 vjecar ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në pikën...

Një 61 vjecar ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në pikën kufitare në Merdarë

Mësohet se viktima ishte Mustaf Bislimi i lindur më 14.04.1953, nga fshati Ballovc i komunë së Povujevës

Komandanti i policisë rajonale në Podujevë, Isak Ejupi e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline se 61 vjeçari ka ndërruar jetë në autobusin i cili po i barte udhëtarët për në Serbi.

“Si rrjedhojë e hetimeve të para mësojmë se i ndjeri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, ka thënë Ejupi për Indeksonline.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në obduksion në morgun e Prishtinës.

Previous articleAgron Demi:Isa Mustafa bllokon ekonominë
Next articleKryeministri Isa Mustafa paralajmëron largimin e Jabllanoviqit