Home LAJME Një delegacion i Komisionit të jashtëm të Shqipërisë viziton Kosovën

Një delegacion i Komisionit të jashtëm të Shqipërisë viziton Kosovën

Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Kuvendit Republikës së Shqipërisë më 14 dhe 15 prill do të vizitojë Kosovën.

Delegacioni është në përbërje: Arta Dade, kryetare e Komisionit, dhe Ben Blushi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj, anëtarë të Komisionit.

Delegacioni nga Shqipëri do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe me Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, si dhe me Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, etj.

Previous article“Piva RedBull, u bëra me krahë”
Next articleSeedorf: Nuk mendojmë për renditjen tabelera