Home SHËNDETËSI Një detaj lidhur me punën, bën që femrat të preken nga kanceri...

Një detaj lidhur me punën, bën që femrat të preken nga kanceri në gji

Lajme-2013-kanceri_i_gjirit_252411319Femrat që punojnë notën, rrezikojnë 60% më shumë për tu prekur nga kanceri një gji. Një rrezik që u përket edhe atyre që kanë zakon që të flenë me shumë dritë në dhomë. Rreziku nga puna me turne për femrat është zbuluar nga dy studime të pavarur, që të dy të publikuar në revistën “Journal of the National Cancer Institute”. Por studimi i parë më i detajuar, u drejtua nga Scott Davis, epidemiolog pranë Universitetit të Uashington (SHBA), i bazuar mbi 800 femra të prekura nga tumori në gjoks.

Në këtë drejtim u mblodhën informacione lidhur me sjelljet gjatë gjumit, ndriçimin e dhomës dhe mbi llojin e punës së zhvilluar dhjetë vite para se të diagnostikoheshin. Rezultoi se rreziku për tu prekur nga tumori në gjoks ishte 60% më i lartë te ato femra që kishin fjetur me dritë dhe që punonin gjatë natën, duke ndryshuar kësisoj edhe ritmin e gjumit. Mirëpo rreziku shtohej më tej në raport me numrin e viteve dhe orët në të cilët punohej natën.

Previous articleDieta në shtatzëni, gabimet më të shpeshta
Next article26 mrekullite e mjaltit