Një element ushqimor ndikon në zhdukjen e dhimbjes së kokës

Dhimbjet e shpeshta të kokës mund të reduktohen ndjeshëm, duke reduktuar përdorimin e kripës në ushqime.
Më saktësisht duhet reduktuar me tre gramë përdorimi i kripës. Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i John Hopkins University, në Maryland. Sipas ekspertëve reduktimi i sasisë së kripës zbeh dhimbjen e kokës për shkak se ul presionin e gjakut.

Por edhe te personat të cilët nuk kanë shfaqur probleme me presionin e gjakut, u vu re një reduktim i shfaqjeve të dhimbjes së kokës, me reduktimin e sasisë së kripës së marrë.

Në studim u përfshin 400 persona të cilët iu nënshtruan një diete me pak yndyrë dhe të pasur me fruta dhe perime, ku gjatë gjithë ditësh konsumonin nga rreth 9 gramë kripë në ditë që është mesatarja e konsumit në SHBA, u reduktua në gjashtë gramë.

Pjesëmarrësit në studim, vunë re një reduktim të dhimbjeve të kokës në mënyrë të ndjeshme, por edhe të etjes së tepërt, lodhjes dhe fryrjes. Lawrence Appel, një ndër drejtuesit e studimit shprehet se gjatë studimit u vu re qartësisht se reduktimi i sasisë së kripës së konsumuar, zbeh dhimbjen e kokës.