Home LAJME Një i vrarë dhe një i plagosur në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur në Prishtinë

vrasja pejëNjë person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në udhëkryqin, para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Shaip Spahiu”.Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë për Indeksonline se, rreth orës 20 e 40, policia ka pranuar një informacion për të shtëna armësh në rrugën “Shaip Spahiu” në lagjen Bregu i Diellit.Veturat e përfshira në këtë incident, janë të llojit Golf 4 si dhe Audi A3, që të dyja me ngjyrë të zezë. Indeksonline ka mësuar se asnjëri nga veturat, nuk është me targa të Kosovës. Njëra nga këto vetura ka regjistrim të Vrajës.

Previous articleMalajzi, zhduket aeroplani me 239 pasagjerë
Next articleGjyshja fiton llotarinë duke përdorur numrin e ushqimit që i’u shërbye në restorant