Home LAJME Një muaj paraburgim për Radovan Radiq, i dyshuari për vrasjen e Enver...

Një muaj paraburgim për Radovan Radiq, i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Radovan Radiqit, i arrestuar ditën e djeshme nga Task Forca Mitrovicë (TFM), dhe ndihmuar nga Policia e EULEX-it, i është caktuar masa prej një muaj paraburgimi.

EULEX njoftoi se një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim për 32 vjeçarin.

Radiq u arrestua dje në fshatin Zupç në veri të Kosovës në bazë të një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i

“Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare.

Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.

Në një rast tjetër i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të Mundësimit të arratisjes së personave të privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Previous articleKosova në terr, MARRE!
Next articleThaçi filloi takimet zyrtare në Tokio me Grupin e parlamentarëve japonezë