Home Kuriozitete Një program i ri parashikon me saktësi se si do të duket...

Një program i ri parashikon me saktësi se si do të duket një fëmijë kur të rritet

Si do të duket një fëmijë kur të rritet? Një sistem në kompjuter do të mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje për më pak se një minutë.

Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit kanë krijuar një program që gjeneron automatikisht imazhet e fytyrës së një fëmije gjatë gjithë jetës së tij. Madje edhe fotot jo shumë të qarta mund të gjenerohen nga ky sistem, dhe kjo ndihmon gjithashtu edhe në rastet e personave të humbur.

Të parashikosh se si një fëmijë do të duket si një i rritur nga vetëm një foto është shumë e vështirë, madje edhe për njerëzit të cilët kanë si profesion të krijojnë kompozitën e fytyrës për policët. Duke përdorur një foto të një trevjeçari programi pasqyroji automatikisht imazhe të fytyrës së tij në mosha të ndryshme, ndërsa identiteti mbetet i njëjtë.

Programi mbështetet në një bazë të dhënash të qindra fytyrave, të grupuara në bazë të moshës dhe gjinisë. Për çdo grupmoshë ai përcakton shpërndarjen mesatare të pixelave të karakteristikave të ndryshme të fytyrës, dhe më pas përcakton se si këto veçori ndryshojnë nga një grupmoshë tek një tjetër, ndërsa rritet mosha.

Previous articleMashtrimi i Ardit Gjebresë!?
Next article“Piva RedBull, u bëra me krahë”