Një provë për të studiuar personalitetin

Bëhet fjalë për “provën e ngjyrës” të Max Luscher, e cila shumë shpejt gjeti një miratim të gjerë për vlerat e saj të besueshmërisë dhe të shpejtësisë, për shumëllojshmërinë dhe pasurinë e informacioneve që jep dhe për shumëllojshmërinë e madhe të zbatimeve që ka.

Të tilla gjëra u vlejnë, në fakt, shkollave, zyrave me orientim profesional, qendrave të orientimeve etnologjike dhe spitaleve, qendrave të studimeve psikologjike dhe konsultoreve martesore, transmeton Telegrafi.

Është shumë e thjeshtë. Bëhet fjalë vetëm për të renditur në mënyrë hierarkike një seri tavolinash të ngjyrosura, duke vendosur të parën atë me ngjyrën më të preferuar, e pastaj të gjitha me radhë, për të përfunduar me atë që pëlqehet më pak.

Prova bëhet dy herë me radhë, pa marrë parasysh, në rastin e dytë, atë që u bë në rastin e parë. Për këtë operohet me tetë ngjyra dhe dy përzgjedhje të njëpasnjëshme; në përshkrimin e plotë, prova e mjekut zviceran Max Luscher megjithatë do të parashikonte shtatëdhjetë e tre nuanca të ndryshme ngjyrash dhe dyzet e tre përzgjedhje që kryen në mënyrë të njëpasnjëshme.

“Prova e shpejtë” për të mos lejuar të gjurmojë deri në thellësi personalitetin e subjektit që ekzaminohet, është në gjendje të evidentojë disa ngjyrime treguese edhe të çrregullimeve fizike të fshehura si për shembull të sëmundjeve kardiovaskulare, gastrointestinale, renale, nervore e kështu në vazhdimësi përpara se, thonë ekspertët, ato të arrijnë të shfaqen fort.

luscher-620x300(1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vendosen të tetë ngjyrat si më poshtë: e kaltra, e gjelbra, e kuqja, e verdha (ngjyrat themelore) dhe ngjyra vjollcë, gështenjë, e zezë, dhe gri (ngjyrat ndihmëse), e kaltra, e gjelbra, e kuqja dhe e verdha i korrespondojnë nevojave psikologjike fondamentale: kanë nevojë për ndjenjë, për mbështetje, për të kurorëzimin e synimeve të tyre, dhe kur shkohet drejt posteve të fundit të serisë së ngjyrave, tregon konflikte dhe ndrydhje. Ngjyra vjollcë, gështenjë, e zezë dhe gri, nëqoftëse vendosen në fillim, tregojnë zhgënjim, lodhje, pesimizëm dhe indiferencë.

Por vlera domethënëse e provës, mund të nxirret mbi të gjitha, nga tërësia e konstatimeve. Një e verdhë në pozicionin fillestar, nëse në pozicionin e fundit gjendet gështenja, tregon kërkim shpërblimi dhe njohje të vlerave të personit; ndërsa kur e verdha është në fillim dhe në fund është ngjyra gri, tregon paqetësi dhe shpërndarje në veprimtari të parëndësishme; në rastet kur dyshja e ngjyrave e verdhë – gri vendoset në mes të serisë së ngjyrave, tregon rreptësi në zgjedhjen e miqve dhe në gjykimin mbi qëndrimin e tyre.

Natyrisht nuk duhet marrë si një “lojë shoqërore” ku të gjithë mund të improvizohet aty për aty; mbi të gjitha është frut i një serie të gjatë vrojtimesh dhe të dhënash të analizuara me saktësi shumë të madhe, prej të cilave janë nxjerrë përfundimet pasuese të cilat, shërbejnë për të dhënë një ide mbi argumentin në fjalë.

Shumë eksperimente kanë vërtetuar se shikimi i ngjyrës së kuqe rrit frekuencën e rrahjeve të zemrës dhe tensionin arterial, ndërsa ngjyra qielli ul ritmet e frymëmarrjes dhe rrit thellësinë e saj. Ngjyrat e ngrohta të ushqimeve (lëngut të domates, të specit, të shafranit) veprojnë si nxitës të oreksit, ndërsa ngjyrat e ftohta (e gjelbra e disa zarzavateve, vjollca e disa mishrave të molusqeve, ngjyra e sepjes, në përgjithësi e frenojnë, të paktën, herën e parë.)

Edhe të folurit rrjedhshëm, ruan gjurmët e mundësisë së kushtëzimit të ngjyrave në këndvështrimin e sjelljes së njerëzve: thuhet, ndoshta “kishte një personalitet gri”.