Home Kuriozitete Një sheik i pasur kërkon 60 femra të bukura

Një sheik i pasur kërkon 60 femra të bukura

Një sheik shumë i pasur nga Dubai ofron punë të ëndrrave për 60 femra të reja, të cilat dinë të ndjekin modën, dhe kanë dhunti për “shoping”. Kandidatet duhet të dinë t’i shoqërojnë dhe ndihmojnë në blerje gratë dhe fëmijët e tij.

Njoftimi është shpallur në Itali edhe atë me datë 1 Prill me çka shumë njerëz kanë menduar se është shaka e 1 Prillit. Por, kompania e cila ka shpallur këtë njoftim insiston se bëhet fjalë për një ofertë serioze për punë, dhe kanë zgjedhur pikërisht Italinë për këtë shpallje sepse gratë e atjeshme paskan “ shije të jashtëzakonshme të modës”. Përpos kësaj, kandidatet duhet të jenë të moshës 18 – 28 vjeçe, të jenë atraktive, të dinë të flasin gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhës fringe dhe arabe do të jetë përparësi.

Ato që do t’i plotësojnë kriteret do të duhet të kalojnë edhe provim përpara jurisë e përbërë nga stilistë, blerës personal dhe avokatë (që të sigurohet se gjithçka është ligjore), nëse zgjidhen rroga e tyre do të jetë 100 euro në ditë, ndërsa detyra e tyre do të jetë ta shoqërojnë sheikun dhe gratë e tija nëpër udhëtimet e tyre në Europë dhe të kujdesen për dukjen e fëmijëve dhe grave të tij.

Në shpallje nuk ceket se për cilin sheik bëhet fjalë.

Previous articleErisa Ahmetaj i bashkohet grupit të Ardian Bujupit
Next articleAta që kanë temperaturë të ulët trupi jetojnë më gjatë