George W. Bush ka thënë se vëllai i tij, Jep do të bëhej një president i madh nëse do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë ish-presidenti i SHBA-ve ka pranuar që ende nuk ka biseduar me të vëllanë mbi këtë çështje dhe nuk e di se cila do të jetë rruga që do të ndjek ish-guvernatori i Florida-s.
“Unë kam dhënë vetëm mendimin tim dhe nuk e di se çfarë do të vendos Jep. Ne do të flasim kur ai të jetë gati”, ka thënë George W. Bush.
Jep Bush ka thënë se do të vendos së shpejti nëse do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale, të vitit 2016.
Në muajt e fundit ai ka udhëtuar shumë nëpër SHBA dhe ka mbajtur fjalime për kandidatët e tjerë republikanë, por siç raportojnë edhe mediat amerikane, Jep po i shfrytëzon udhëtimet për të rregulluar terren.