Njerëzit që ecin në gjumë, mund të thyejnë këmbën e të mos zgjohen

Rastet e ecjes në gjumë, janë të ndryshme, me disa që veshin diçka, të tjerë që shkojnë dhe hanë nga frigoriferi, apo edhe dalje nga shtëpia.

Megjithëse kryejnë shumë veprime, ata nuk ndjejnë asgjë, transmeton Telegrafi.
Ata mund të rrëzohen, kapin diçka të nxehtë apo edhe të ju bie diçka sipër, por nuk ndjejnë dhimbje.

Madje, hulumtuesit besojnë se ata nuk zgjohen edhe nëse thyejnë ndonjë këmbë.
Por, çfarë në të vërtetë është ecja në gjumë?

Ecja në gjumë është kur një person kryen një varg aktivitetesh komplekse, pa qenë i zgjuar nga gjumi.

Kjo zakonisht ndodhë kur është në gjumë të thellë.

Meqë gjumi i thellë është në pjesën e fillimit të fjetjes, ecja në gjumë ndodhë zakonisht në orët e para të gjumit.

Ecja në gjumë mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e shprehur tek fëmijët.

Kjo shprehi zvogëlohet në moshën e adoleshencës dhe zhduket.