A ju ka ndodhur ndonjëherë që të njihni një person nëpërmjet rrjeteve sociale, të keni filluar të flisni dhe në fund të jeni dashuruar pas tij apo saj?
Në impaktin e parë këtu nuk ka asgjë të re, duke qenë se janë të shumtë çiftet që njihen nëpërmjet internetit, por historia në fjalë, që i përket dy të rinjve nga Londra, të le me gojë hapur! Një djalë dhe një vajzë u njohën në një sajt të njohur takimesh.
Pasi filluan të chatt-onin dhe pasi u tërhoqën shumë nga njëri-tjetri, u dashuruan marrëzisht! Por më vonë zbuluan diçka shokuese: ata ishin vëlla e motër!
“Nuk kam pasur shumë fat në lidhje me vajzat dhe ndaj vendosa të përdor internetin për një njohje të mundshme. Por nuk munda ta besoj kur zbulova se isha duke folur me motrën time”, ka thënë djali. Ndërsa vajza është shprehur se: “Shihemi shpesh, por e dimë që të qëndruarit bashkë është e jashtëligjshme”.