Me një gol të vetëm të realizuar në pjesën e dytë, Chelsea ka fituar si mysafir i Swansea City.
Vendasit mbetën me një futbollist më pak nga minuta e 16-të, pasi Chico mori shumë shpejt dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua.
Në gjysmën e dytë, Blutë ia dolën që ta shënonin golin e fitores. Realizues ishte Demba Ba (68’).
Chelsea është në vend të dytë në tabelë me dy pikë prapa liderit, Liverpool.
Kujtojmë që krahas Ligës Premier, Chelsea konkurron edhe për titullin e Ligës së Kampionëve, ku është kualifikuar në gjysmëfinale (dhe luan ndaj Atletico Madridit).