Home Kuriozitete Nuk e gjeti aeroplanin, por i çmendi femrat në botë! (Foto)

Nuk e gjeti aeroplanin, por i çmendi femrat në botë! (Foto)

Piloti australian, Russell Adams, që është i përfshirë në kërkimin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, është bërë hit në internet, fal pamjes së tij.

Ai ka shkaktuar histeri në internet nga dëshirat e femrave. Kështu, Twitteri është plot komente për pamjen e tij, transmeton Telegrafi.

“Jo se dua ta zvogëlojë rëndësinë e kërkimit të aeroplanit, por piloti Russell Adams është i zjarrtë”, thotë një adhuruese.

Adams, i cili ishte udhëheqës i ekipit australian të kërkimit, nuk gjeti mbetjet e aeroplanit, por gjeti shumë adhurues, madje edhe meshkuj.

“Në çdo vend tjetër do të ishte modeli. Në Australi është vetëm një pilot Russell Adams…”, thuhet në një koment tjetër.

“Është koha që Hugh Jackman të largohet nga pozicioni i australian më të zjarrtë. Bota ra në dashuri copën e re të Australisë”, thotë një adhuruese tjetër e tij. /

Previous articleSean Combs, sërish si Puff Daddy
Next articleFerizaj-Trepça ’89, hap xhiron e 21-të